Ndryshon sërish moti, ja parashikimi për fundjavën

  • E.K /
  • 15 October 2021 - 19:17
 Ndryshon sërish moti, ja parashikimi për fundjavën

Të shtunën reshjet pushojnë, e nga e diela edhe intervale me diell.  Në fillim të javës mot stabil, me diell e vranësira si dhe me rritje të temperaturave gjatë ditës.

Sipas Prishtina Weather ditën e shtunë parashihet që të reshurat që ranë ditëve të fundit të pushojnë, e nga dita e diel edhe vranësirat fillojnë të shpërndahen.

Në ditët e para të javës së ardhshme, pritet të mbajë mot stabil, me diell e vranësira, e pa të reshura, e nga dita e mërkurë do të ketë edhe më shumë kthjellime dhe diell.

Orëve të mëngjesit përgjatë ultësirave priten mundësi për mjegull apo vranësira të ulëta.

Indeksi i cilësisë së ajrit do të jetë përreth vlerave të pranueshme dhe të mira ditën e shtunë, e nga dita e diel dhe hënë, nuk pritet të ketë qarkullim të mjaftueshëm ajror, e ndotësit ajror mund të  shënojnë rritje në koncentrime, ndërsa indeksi do të kaloj edhe në vlera mesatare, e ditën e hënë edhe në të dobëta.

16.10 – Kryesisht vranët, në mëngjes me mundësi për riga lokale shiu, e në zona malore me borë.  Pasdite dhe në mbrëmje të reshurat pushojnë.

17.10 – Paradite vranësira, që gjatë ditës fillojnë të shpërndahen ku priten edhe intervale me diell.

18.10 – Vranësira dhe intervale me diell.  Orëve të mëngjesit nëpër ultësira me mundësi për mjegull/vranësira të ulëta.

19.10 – Intervale më të gjata me diell, e ditën edhe vranësira kalimtare.

18.10 – Kryesisht me vranësira, që deri në mbrëmje pritet të shpërndahen.

Temperaturat minimale luhaten nga 4C-6C, e maksimale në rritje graduale deri në 12C ditën e diel, e të mërkurën edhe deri në 17C.

Do të fryjë erë e lehtë dhe mesatare drejtimesh të ndryshme, por më dominuese nga veriu 3-9m/s.

Shtypja atmosferike shënon rritje lartë mbi vlera normale.

(Kosova Sot Online)