Mediat ruse për njërën nga 4 turistët që u gjet pa shenja jete në Shqipëri: Ajo kishte kancer, nuk u fut në saunë

  • G.G /
  • 17 October 2021 - 10:11
Mediat ruse për njërën nga 4 turistët që u gjet pa shenja jete në Shqipëri: Ajo kishte kancer, nuk u fut në saunë

Mediat ruse kanë publikuar fotot e dy prej viktimave që ndërruan jetë mbrëmjen e djeshme në një hotel në Qerret të Kavajës, nënë e bijë Nataliia Burenkova, 58 vjeçe dhe Ekaterina Burenkova 31 vjeçe. Shtypi rus shkruan se e 58-vjeçarja vuante nga kanceri dhe për këtë arsye nuk është futur në saunë.

Në momentin kur u gjetën të vdekur ata ishin të veshur me veshje të përshtatshme për saunën, por nuk është e qartë nëse ata u futën aty. Ndërsa të afërmit e viktimave kanë deklaruar se asnjëri prej tyre nuk konsumonte alkool ose lëndë narkotike. Shkaku i vërtetë i vdekjes pritet të përcaktohet pas rezultateve të autopsisë.

31 vjeçarja dhe i fejuari i saj, i cili po ashtu u gjet i vdekur, do të martoheshin pas pushimeve që çifti kishte nisur prej disa ditësh me prindërit e të resë.

Ngjarja ndodhi mbrëmjen e djeshme në një resort ne Qerret mbrëmjen e djeshme në Qerret të Kavajës. Viktimat janë Natalia Burenkova, 58 vjeçe, Sergei Burenkov, 60 vjeç, Nikita Belousov, 37 vjeç dhe Ekaterina Burenkova 31 vjeçe.

Paraprakisht policia dyshoi për një helmim, por nga ekzaminimet del se ata nuk kanë konsumuar gjë në Shqipëri pas kthimit nga Ohri, ndërsa nga verifikimet e bëra në zonën e Saunas rezulton të mos jenë gjetur elementë që mund të shkaktonin asfiksi.

Diçka e tillë ka shtuar dyshimet tek prokurorët se mund të kemi të bëjmë edhe me një vrasje, por mbetet ende herët për të dalë në një përfundim të saktë për mënyrën e kryerjes së saj.

Familja ruse bashkë me katër të tjerë, kanë hyrë që të dielën në territorin shqiptar nëpërmjet një agjencie turistike të administruar nga një shtetase ukrainase dhe gjatë këtyre ditëve kanë shëtitur vendin. Gjatë ditës së djeshme ata kanë qenë në Ohër dhe kanë ndaluar vetëm disa minuta në Librazhd.

Më pas shtetasit rusë janë futur në zonën e saunas bëjnë me dije burimet dhe kanë ndejtur atje për një kohë të gjatë duke ngjallur dyshime tek recepsionistja e hotelit, e cila ka shkuar duke trokitur në derë, por nuk ka marrë përgjigje. Më pas, punonjësja e hotelit i ka gjetur ata pa shenja jete kur burrë grua ishin me këmbët në pishinë dhe të shtrirë. Dhëndri ishte në shezlong dhe vajza e çiftit pak më tej.

(Kosova Sot Online)