Ja kur do të dalin rezultatet preliminare të zgjedhjeve lokale

  • A.P /
  • 17 October 2021 - 17:58
Ja kur do të dalin rezultatet preliminare të zgjedhjeve lokale

Kanë mbetur diçka më tepër se 70 minuta deri në fund të mbylljes së vendvotimeve.

Ka qenë zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi që ka konfirmuar se publikimi i rezultateve do të bëhet sonte.

Elezi tha se sonte pritet të dihet gjithçka.

“Përfundon procesi i numërimit të fletëvotimeve për kryetar, një zyrtar e merr një kopje të formularit me rezultate dhe të njëjtat i ngarkon në aplikacioni e KQZ-së.

Pastaj, vazhdon numërimi i fletëvotimeve për kuvende komunale dhe pasi të përfundon i gjithë ky proces materialet kthehen në komision komunal të zgjedhjeve dhe prej aty në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve”, tha ai.

(Kosova Sot Online)