Agim Aliu i PDK-së fiton pa balotazh në Ferizaj

  • A.P /
  • 17 October 2021 - 19:15
 Agim Aliu i PDK-së fiton pa balotazh në Ferizaj

Kryetari i Ferizajt, Agim Aliu nga PDK, do ta fitojë edhe një mandat në krye të kësaj komune pa balotash.

Sipas Exit Poll-it të UBO Consulting, Aliu ka fituar 65.50% të votave, krahas kundërkandidatit të tij nga LVV, Valon Ramadani, i cili sipas kësaj, do të marrë 23.40%,.

Sipas këtij Exit Poll-i, kandidatja e LDK-së, Sibel Halimi, ka dalë e treta nga zgjedhjet e sotme me 9.8%, ndërsa Arben Halili nga AAK-ja ka marrë 1.3%.


(Kosova Sot Online)