Të rejat e fundit nga rezultati i Prishtinës: Vazhdon të prijë Vitia, ngritët pak Ismaili

  • A.P /
  • 17 October 2021 - 22:28
Të rejat e fundit nga rezultati i Prishtinës: Vazhdon të prijë Vitia, ngritët pak Ismaili

Nga përditësimi i fundit i rezultatit të zgjedhjeve në Prishtinë vazhdon të prijë Arben Vitia, ndërsa gara po shkon drejt balotazhit. Pas tij është Përparim Rama i LDK-së, që momentalisht ka 29.18 për qind të votave.

Uran Ismaili i PDK-së ka arritur 20.90 për qindëshin, duke u renditur i treti në garë.

Numri i fletëvotimeve të vlefshme deri tash është 32.556.

[21:21] Rezultati i fundit në Prishtinë

Nga numërimi i deritanishëm i votave në Prishtinë, po prin Arben Vitia i Lëvizjës Vetëvendosje me 42.25 për qind të votave, e pas tij është 31.18 për qind të votave. Uran Ismaili i PDK-së është 19.86 qind të votave.

Janë përpunuar votat e 36.622 votuesve, ndërsa janë numëruar 15.604 vota të vlefshme. Këto të dhëna janë përditësuar në orën 21:16,

Image

(Kosova Sot Online)