Rezultati tepër i ngushtë, por LDK’ja nis festën në Podujevë

  • A.P /
  • 17 October 2021 - 22:50
Rezultati tepër i ngushtë, por LDK’ja nis festën në Podujevë

Ende pa përfunduar numërimi i të gjitha votave dhe pa u shpallur rezultatet, Lidhja Demokratike e Kosovës ka nisur festën në Podujevë.

Simpatizantë të kësaj partie kanë dal në sheshin e qytetit dhe po festojnë. Në pamjet e publikuara në media, dëgjohen brohorima dhe shihen qytetarë duke festuar me flamurin dardan.

Deri tash, Komisioni Qendror Zgjedhor ka njoftuar se janë numëruar afër 50 mijë vota.

Pas numërimit të këtyre votave, po prin Shpejtim Bulliqi i Vetëvendosjes me 44.84 përqind. Pas tij, renditen Ekrem Hyseni i LDK’së me 43.41 përqind, Floretë Zejnullahu me 6.40 përqind, Besnik Tahiri me 4.01 përqind, Gazmend Islami 0.70 përqind dhe Xhemajl Hasani me 0.64 përqind.

(Kosova Sot Online)