Smajl Latifi shkon në balotazh

  • A.P /
  • 18 October 2021 - 02:05
Smajl Latifi shkon në balotazh

Kandidati i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Smajl Latifi ka arritur të marrë vetëm 47,23 përqind të votave në garën për kryetar të Rahovecit.

Latifi kështu do të përballet në balotazh me Visar Korenicen e Lëvizjes Vetëvendosje i cili ka marrë 24,78 përqind të votave, shkruan lajmi.net.

Burim Krasniqi i Lidhjes Demokratike të Kosovës ka arritur t’i marrë vetëm 15,83 përqind të votave.

Bejtullah Deliu i PDK-së ka arritur 11,36 përqind të votave.

AAK gjithashtu do të garojë në balotazh edhe në komunën e Junikut ku nuk ka arritur t’i marrë 51 përqind të votave.


(Kosova Sot Online)