Një 22 vjeçar u plagos mbrëmë në Skenderaj nga të shtënat me armë gjatë festës

  • G.G /
  • 18 tetor 2021 - 10:07
Një 22 vjeçar u plagos mbrëmë në Skenderaj nga të shtënat me armë gjatë festës

Një 22 vjeçar është plagosur mbrëmë nga plumbi qorr në Skenderaj. Qytetarët atje kanë përdorur armë për të festuar pas rezultateve nga EXIT POLL-et.

Personi me iniciale E.A. ka kërkuar trajtim mjekësor fillimisht në spitalin rajonal të Mitrovicës, pastaj është dërguar në QKUK ku do t’i nënshtrohet një operacioni për shkak se plumbi është ende brenda.

Tutje, Mujku tha se përveç këtij rasti, nuk ka pasur incidente të tjera.

Në këtë komunë, i pari doli Fadil Nura i PDK-së me 58.42 përqind, krasah Bekim Jasharit, Lista e Pavarur me 40.00 përqind nga numri i 82.11 përqind i vendvotimeve.

(Kosova Sot Online)