Tre persona arrestohen për falsifikim të rezultatit të votave në Fushë Kosovë

  • E.K /
  • 18 October 2021 - 10:18
Tre persona arrestohen për falsifikim të rezultatit të votave në Fushë Kosovë

Policia e Kosovës ka njoftuar se tre persona janë dërguar në mbajtje pasi dyshohen se kanë bërë falsifikim të votave.

Sipas raportit të Policisë, rasti ka ndodhur në Fushë-Kosovë.

“F. Kosovë, 17.10.2021-19:44. Janë arrestuar tre të dyshuarit meshkuj kosovarë nën dyshimin se, të njëjtit kanë bërë falsifikimin e rezultateve të votave. Me vendim të prokurorit tre të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.

(Kosova Sot Online)