Aksidentohet kamioni e vetura në rrugën Gjilan-Kamenicë, shoferi dërgohet në QKUK

  • A.P /
  • 18 October 2021 - 17:32
Aksidentohet kamioni e vetura në rrugën Gjilan-Kamenicë, shoferi dërgohet në QKUK

Një aksident trafiku mes një kamioni dhe veture ka ndodhur sot rreth orës 15:00 në në aksin rrugor Gjilan-Kamenicë, konkretisht në fshatin Dobërçan.

Si pasojë e këtij aksidenti, lëndime të rënda trupore ka marrë shoferi i veturës dhe i njëjti është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK në Prishtinë.

Lëndime tupore ka pësuar edhe një pasagjere, e cila është duke u trajtuar në Spitalin Rajonal të Gjilanit.

“Policia e Kosovës njësitet e trafikut janë duke hetuar rrethanat e këtij aksidenti të rëndë”, ka konfirmuar policia.

Shkaqet e aksidentit mbeten akoma të panjohura.

(Kosova Sot Online)