Marrëveshja e reciprocitetit për targat, kaq stikersa ka lëshuar deri më tani MPB-ja

  • E /
  • 19 October 2021 - 11:34
Marrëveshja e reciprocitetit për targat, kaq stikersa ka lëshuar deri më tani MPB-ja

Ministria e Punëve të Brendshme ka lëshuar 58 mijë e 27 stikersa për targa deri më tani.

Kjo pas vendosjes së masës së reciprocitetit për targat me Serbinë dhe arritjen e marrëveshjes së Brukselit lidhur me këtë çështje.

“Ministria e Punëve të Brendshme, respektivisht Agjencia për Regjistrim Civil dhe Pikat e Kalimit Kufitar në mbarë territorin e Republikës së Kosovës, kanë administruar gjithsej 58.027 stikersa për targa”, thuhet në njoftim.

(Kosova Sot Online)