Horror në Itali: Djali “fle” prej dy vitesh me nënën e vdekur në shtëpi, që të merrte pensionin çdo muaj

  • G.G /
  • 19 October 2021 - 12:13
Horror në Itali: Djali “fle” prej dy vitesh me nënën e vdekur në shtëpi, që të merrte pensionin çdo muaj

Tronditëse është ajo që ka ndodhur në Milano.

Një 50-vjeçar, mësohet se ka mbajtur kufomën e të ëmës për dy vite në dollap, në mënyrë që të përfitonte pensionin e saj prej 1700 euro në muaj.

Kjo është zbuluar nga e dashura e 50-vjeçarit.

Mediat në Itali shkruajnë se disa ditë pas vdekjes, që ka ndodhur në vitin 2019 për shkaqe natyrore, burri mbështolli trupin e pajetë të gruas dhe e vendos në dollap.

Ai e izoloi dollapin me dyshek dhe objekte të tjera të rënda, në mënyrë që të mos ndihej aroma e rëndë.

50-vjeçari është arrestuar tanimë nga autoritete dhe ka pranuar të gjithë shkeljen e bërë. Ndërsa, trupi i pajetë i gruas, i cili ishte i dekompozuar, pritet t’i nënshtrohet autopsisë, shkruajnë mediat.

(Kosova Sot Online)