Lexoni edhe:
Vota e 17 tetorit, goditje e rëndë për të gjitha partitë politike
Kandidati për kryetar i Iniciativës Qytetare “Green për Drenas”, Xhavit Drenori është sulmuar sot gjatë ditës.
Lajmin e ka konfirmuar vetë Drenori. Ai ka thënë se është sulmuar nga djali i prokurorit Ibrahim Berisha.
Vota e 17 tetorit, goditje e rëndë për të gjitha partitë politikeLexoni edhe:
“Po, është e vërtetë që jam sulmuar. Jam sulmuar nga djali i prokurorit Ibrahim Berisha. Jam në stacion, s’mundem me fol më shumë”, ka thënë Drenori për Express.
Drenori disa herë ka përmendur emrin e prokurorit të Themelores në Prishtinë, si pengesë për t’u hetuar pretendimet ndaj kryetarit aktual Ramiz Lladrovci për keqpërdorime në Drenas. Madje ai akuzonte Lladrovcin se ia ka punësuar të renë prokurorit Berisha.
Ndryshe, në zgjedhjet e së dielës në Drenas, Drenori është renditur i katërti. Ai ka marr 4.04 përqind apo 897 vota.
(Kosova Sot Online)