
Lexoni edhe:
Asociacioni i komunave sërbe mban vulën e nenshkrimin e Hashim Thaçit dhe të Isa Mustafës&Pacollit, të gjitha të tjerat janë gënjeshtra!
Shkruan: ANALISTI - Blerim Burjani
Të gjitha këto parti, nëse duan të mbijetojnë në politikë, e kanë vetëm një rrugë një drejtimesh: të reformohen dhe të punojnë për qytetarët ose të largohen nga skena politike. Tash le të mendojnë ato çfarë donë!
Po vjen koha e vetëdijesimit të plotë të qytetarëve, për të gjykuar dhe vlerësuar premtimet që po i bëjnë partitë politike. Ose duhet ti realizojnë premtimet pasi ta marrin pushtetin ose nuk ka më vota. Kjo situatë, me këtë rezultat zgjedhor, në këto zgjedhje me VV-në është një vërejtje serioze, sepse është një subjekt politik e cila dështoj shumë. Pra askush nuk e ka pritur këtë rezultat negativ që është dështim për VV-në si parti që e drejton Qeverinë. Pas këtyre zgjedhjeve dhe analizës së këtij rezultati, VV-ja duhet të mendoj për një reformë të thellë kadrovike. Duhet të reformohet urgjentisht sepse sot VV-ja ka shumë deputet anonim, po ashtu sikur që kishte edhe shumicën e kandidatëve anonim për komuna, prandaj doli me rezultat negativ dhe të dëmshëm për VV-në.
PDK dhe LDK u rikthyen në skenë me një infuzion më të mirë dhe forcë politik në saj të Albin Kurtit që i kandidoj për kryetar komunash kandidatët e dobët, prandaj ata kandidat ia dhanë mundësinë me u rikthye sërish në garë politike PDK-së dhe LDK-së. Nëse VV-ja nuk ju hynë reformave kadrovike pritet të ketë rënie akoma më të madhe dhe dështim në zgjedhjet e reja kurdo që ndodhin ato për nivelin nacional. Të gjitha këto parti, nëse duan të mbijetojnë në politikë, e kanë vetëm një rrugë një drejtimesh: të reformohen dhe të punojnë për qytetarët ose të largohen nga skena politike. Tash le të mendojnë ato çfarë donë!
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".