Lidhjet me Soros, gazetari amerikan ka një pyetje për Edi Ramën

  • A.P /
  • 19 October 2021 - 18:11
Lidhjet me Soros, gazetari amerikan ka një pyetje për Edi Ramën

Jack Posobiec, një gazetar dhe aktivist politik republikan, i njohur për afërsinë e tij me Presidentin Donald Trump dhe familjen e tij, ka postuar sot dy statuse në Twitter me fotot e Edi Ramës dhe Xhorxh Soros.

Në statusin e parë, ai ka publikuar një foto të postuar nga Rama me mikun e tij George Soros.

Ndërsa në të dytën ka publikuar foton e një Twitteri të gazetares Mollie Hemingway,  kontribuuese e FoxNews.

Në postimin  saj, gazetarja ka shpërndarë një link për një rast, ku një prokurore e lidhur me Xhorxh Soros ka dënuar një baba, vajza e të cilit ishte përdhunuar në shkollë.

Për këtë ngjarje, Posobiec i bën një pyetje Edi Ramës:

‘Përshëndetje Edi Rama! A do ta bisedosh me mikun tënd të çmuar këtë rast’, shkruan në Twitter gazetari dhe aktivisti politik republikan Jack Posobiec.

(Kosova Sot Online)