Afati i dytë për master, pak vende në edukim

  • A.P /
  • 19 October 2021 - 21:32
Afati i dytë për master, pak vende në edukim

Kush nuk u pranua në të parin, mund të provojë në të dytin.

Bëhet fjalë për afatin plotësues të studimeve master që është hapur në Universitetin e Prishtinës.

569 kandidatë do të pranohen në këtë institucion, në drejtimet që nuk u plotësuan nga konkursi i parë.

Në pothuajse shumicën e njësive akademike ka vende të lira, por në disa prej tyre më shumë.

Fakulteti i edukimit është njëri prej institucioneve që u stërmbush qysh në afatin e parë në programet e studimit master dhe tashti ka më pak opsione zgjedhjeje për të interesuarit.

Në afatin e parë, rreth 1800 studentë për këtë nivel u pranuan në UP, ndërkaq sipas rregullave të konkursit kandidatët nuk mund të konkurrojnë më shumë se në një fakultet, departament, drejtim apo program.

(Kosova Sot Online)