Ambasadori gjerman: Gjermania mbetet partnere e palëkundur në rrugën evropiane të Kosovës

  • E.K /
  • 20 October 2021 - 10:19
Ambasadori gjerman: Gjermania mbetet partnere e palëkundur në rrugën evropiane të Kosovës

Ambasadori gjerman në Kosovë Jorn Rode tha se Gjermania mbetet partnere e fortë në rrugën e integrimit evropian të Kosovës.

Këtë koment ambasadori gjerman e bëri pasi shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë, Tomáš Szunyog njoftoi se ia kryeministrit Albin Kurti dhe presidentes Vjosa Osmani i është dorëzuar Raporti i Progresit për këtë vit.

“Gjermania vazhdon të jetë një partnere e palëkundur në rrugën e Kosovës drejt integrimit në BE”, shkroi Rohde.

Ndërsa Szunyog tha se “Raporti i jep kredite përparimit të bërë në disa prej fushave”, por theksoi gjithashtu reformat që duhet të zbatohen efektivisht dhe shkroi se “mbetet shumë punë”.

(Kosova Sot Online)