Një adoleshent vdiq në Serbi, ishte i infektuar me Covid

  • E.K /
  • 20 October 2021 - 14:46
Një adoleshent vdiq në Serbi, ishte i infektuar me Covid

16-vjeçari Aleksandar C. vdiq pasi ishte infektuar me koronavirus.

Adoleshenti serb u gjet nga anëtarët e familjes i shtrirë pa lëvizur pranë shtratit të martën në mëngjes. Ai ishte i infektuar me Covid-19 dhe ishte në izolim që nga 15 tetori.

“Pasi burri im u infektua, vajza ime (21 vjeç) dhe Aca u testuan. Ata të dy ishin pozitivë. Mjekët na dhanë terapi, por ai nuk mund të gëlltiste asgjë. Nëse do të kishte ngrënë diçka, ai do të vjellte menjëherë. Ai vetëm tha nuk mund të flinte. Tri ditët e fundit ai kishte ethe dhe kollitej”, thotë nëna e tij, raportojnë mediat serbe.

Ajo thotë se ata u thirrën të martën në mëngjes nga një vajzë e cila i ftoi taë shihnin djalin teksa ai qëndronte pa lëvizur pranë shtratit.

“Ne jemi duke pritur për autopsinë”, tha nëna.

(Kosova Sot Online)