Shpend Ahmeti edhe në fund të mandatit, kapet në flagrancë, i dyshuar për lidhje me krimin e organizuar!

Shpend Ahmeti edhe në fund të mandatit, kapet në flagrancë, i dyshuar për lidhje me krimin e organizuar!

Hajrullah Tërnava

  • 20 October 2021 - 07:40

Shkruan: ANALISTI - Hajrullah Tërnava

Si pjesë e këtij krimi po e përfundon mandatin edhe kryetari i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, që me veprimet e veta është duke rrezikuar seriozisht që të përballet edhe me drejtësinë, për shkak të skandalit me lejet e ndërtimit të lëshuar në kundërshtim me ligjin. Rasti më i freskët është në lagjen Lakrishte, në pronën e Ndërmarrjes Publike Banesore, punimet e të cilit u bllokuan dhe ndaluan nga Ministri Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, madje duke kërkuar anulimin e të gjitha lejeve të lëshuara nga komuna për këtë, pas reagimit të qytetarëve dhe alarmin e rrezikut për helmim nga azbesti për shkak të rrënimit të objekteve të mbuluar me kulm nga materiali i azbestit.

Ministri Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Liburn Aliu, duke arsyetuar reagimin e qytetarëve kundër punimeve të filluara në këtë objekt, ka deklaruar se do të kërkon edhe nga Prokuroria për ti hetuar të gjitha procedurat që kanë ndjekur zyrtarët e komunës dhe ata në Ndërmarrjes Publike Banesore, që është në pronësi të komunës për të marr vendim të rrënimit të objekteve dhe dhënie në shfrytëzim të pronës publike kompanisë private për ndërtim të objektit me ndërtim të lartë, afarist e biznesor, dhe banim dhe në bashkëpronësi me Ndërmarrjen Publike Banesore dhe operatorit- kompanisë private, në përmasat prej 64% në favor të kompanisë Private dhe vetëm 36% për shfrytëzim nga NP-Banesore.

Ministri Aliu ka thënë se të gjitha veprimet që janë ndërmarr në këtë rast, edhe nga Komuna edhe nga NPB-ja janë veprime të pastra që bien ndesh me ligjin dhe implikojnë përgjegjësi të pastër penale, prandaj ka kërkuar që ky rast të adresohet nga institucionet e drejtësisë, Prokuroria, duke siguruar ofrimin e të gjitha provave, dëshmive dhe fakteve që implikojnë veprimet penale dhe të ndëshkueshme lidhur me këtë aferë të fundit të Shpend Ahmetit, pak ditë para përfundimit të mandatit. Ministri Aliu ka theksuar se askush nuk ka të drejtë që në këtë mënyrë të tërthortë të privatizon pronën publike sikur që kanë vepruar NPB-ja në bashkëpunim me Komunën, sepse dhënia në shfrytëzim të hapësirës prej 64% të objektit që do të ndërtohet, dhe mbajtja e 36% në pronësi të NPB-së nuk mundë të konsiderohet veprim tjetër veç se privatizim i kundërligjshme, pasi që edhe pjesa prej 36 % të hises së NPB-së do të shitej nga ana e kësaj ndërmarrje dhe kështu prona publike e Komunës, në kundërshtim me ligjin, pa procedurë, por me vendime administrative, do të përfundon në pronësi private.

Ministri Aliu po ashtu ka thënë se Drejtoria e Urbanizmit edhe mundë të jetë mashtrua për lejet e lëshuara për objektin e NPB-së në Lakërishtë, si për lejen Mjedisore, atë të rrënimit të objektit, por edhe për lejen e ndërtimit, por sidoqoftë askush nuk mundë të amnistohet nga implikimet penale në këtë rast me të cilat duhet të merren institucionet e drejtësisë. Është kuptuar se është lëshuar leje nga komuna. Gjatë trajtimit të dokumentacionit është vërejtur se leja rrënimit është lëshuar me 6 gusht në bazë të planit të rrënimit. Leja që është lëshuar, është lëshuar duke mos e ditur se ka sallonit. Në një farë mënyrë është mashtruar drejtoria e urbanizmit të Komunë së Prishtinës. Leja ndërtimore është lëshuar më 16 gusht të këtij viti. Poseduesi i kësaj leje është NPB-ja. Ne kemi kërkuar nga kompania ekzistuese që ka kryer rrënimin, na ka dalë që ekziston kompani tjetër. Meqenëse një kompani private është hisedar si palë i bie që te leja ndërtimore të figurojë edhe hisedari. Leja mjedisore është lëshuar me një mënyrë duke mos e pas një elaborat të plotë. Dhe e kemi edhe lejen ndërtimore e cila është lëshuar me datën 16. 08 2021 dhe poseduesi i kësaj leje është Ndërmarrja Publike Banesore.

NPB figuron si posedues i lejes ndërtimore. Komuna e Prishtinës e ka lëshuar lejen për Ndërmarrjen Publike Banesore pa e ditë që ka një palë tjetër, e kjo pala tjetër është e definu me akt noterial para se te aplikohet me leje ndërtimi. Është mashtruar se lejen ja kanë lëshuar NPB-ja e në fakt ja kanë lëshua dikujt tjetër. Në të gjitha këto procedura vendimmarrëse ka përgjegjësi penale të shkeljes së ligjit dhe të procedurave, dhe institucionet e drejtësisë duhet të merren me këtë skandal”, ka thënë ministri Aliu duke u zotuar se nga ana e kabinetit të tij do të ofron bashkëpunim të plotë dhe ofrim të materialeve që i dëshmojnë këto shkelje dhe përgjegjësi penale.

Një luftim serioz ndaj krimeve në përgjithësi e sidomos kur ato krime kryhen në mënyrë të organizuara nga njerëzit eminent që gjinden në krye të institucioneve, qytetarëve të këtij vendi do ia kthejnë reputacioni pozitiv dhe shpresën se ky vend do të pastrohet nga krimet e shumta që iu kanë bërë deri më tani, dhe kjo qeveri do ta bëjë të mirën për këtë vend, që edhe të papunëve t’iu hap vende të punës, dhe me këtë qytetarëve tu kthehet dëshira që të jetojnë në vendlindjen e tyre Kosovë.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".