Nëna e 9’të fëmijëve dënohet me burgim me vdekje pasi iu gjet drogë

  • E.K /
  • 20 October 2021 - 15:32
Nëna e 9’të fëmijëve dënohet me burgim me vdekje pasi iu gjet drogë

Incidenti ka ndezur një debat të ashpër për të drejtat e grave dhe dënimin kapital në vend.

Një grua 55-vjecare është dënuar me vdekje në Maljazi pasi u kap në zotërim të një sasie metamfetamine.

Hairun Jalmani, nënë e nëntë fëmijëve, ka marrë dënimin nga gjykatësi Alwi Abdul Wahab më 15 tetor në Sabah, Malaysia. Ajo ishte kapur me 113.9g metamfetaminë në janar të vitit 2018.

Disa pamje të gruas të publikuara në mediat vendase e tregonin punonjësen e dyqanit të peshkut tek qante në mënyrë të pakontrolluar kur iu dha dënimi. Ngjarja ka ndezur një debat të ashpër për të drejtat e grave dhe dënimin kapital në vend.

Sipas ligjit në Malajzi, ata që gjenden në zotërim të të paktën 50 gramë metamfetaminë marrin dënim të detyrueshëm me vdekje. Vendi është mes një numri shtetesh të tjera si Kina, Irani, Arabia Saudite, Vietnami e Singapori që imponojnë dënim me vdekje për krime të lidhura me drogat.

Sipas grupit monitorues Amnesty International , deri në shkurt 2019, rreth 1,280 njerëz janë dënuar me vdekje në Malajzi. Prej tyre 568 persona, ose rreth 44 për qind janë me shtetësi të huaj, raporton Top Channel.

 “73 për qind e të dënuarve për droga kanë marrë dënim kapital, ndërsa në rastin e grave, kjo ka ndodhur për 95 për qind prej tyre”, thuhej në raportin e grupit.

“Disa minoritete etnike janë shumë më të pranishme në dënimet me vdekje, ndërsa informacionet e dhëna tregojnë se të dënuarit me vdekje janë njerëz më të varfër apo me prejardhje më të paavantazhuar social-ekonomike”.

“Rasti i Jalmani është shembulli sesi Maljazia dënon më të varfrit dhe veçanërisht gratë”, shkruante Amnesty International Malaysia, duke shtuar se “gratë që kanë pësuar dhunë, abuzime e shfrytëzim nuk kanë shans që këto faktorë të merren në konsideratë në dhënien e dënimit.

(Kosova Sot Online)