U kapën në flagrancë duke vjedhur, arrestohen dy marokenë në Istog

  • E.K /
  • 21 October 2021 - 12:02
U kapën në flagrancë duke vjedhur, arrestohen dy marokenë në Istog

Dy persona, shtetas marokenë, janë arrestuar të mërkurën në Istog. Ata u kapën në flagrancë duke vjedhur në një shtëpi, në rrugën “Dëshmorët Dervishaj”.

Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

“Rr. Dëshmorët Dervishaj, Istog, 19.10.2021-23:50.Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj shtetas të huaj (Maroken), pasi që të njëjtit janë kapur në flagrancë duke vjedhur në një shtëpi. Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë.

(Kosova Sot Online)