Njihuni me 8-vjeçaren që konsiderohet si eksperte armësh

  • G.G /
  • 21 October 2021 - 14:17
Njihuni me 8-vjeçaren që konsiderohet si eksperte armësh

Një vajzë 8 vjeçare ka fituar qindra mijëra fansa në kanalin e saj në YouTube ku shfaqet duke përdorur armë zjarri, nga më të voglat deri te më të mëdhatë dhe madje dhe flakëhedhëse.

Autumn Fry ka 160 mijë ndjekës në Youtube, të cilët kanë parë miliona herë videot e saj ndërsa qëllon apo monton armët e zjarrit.

Babai i saj, Randy tregon se ajo i adhuron armët edhe pse në moshë të re dhe se është një profesioniste e vërtetë.

Ai madje insiston se “fëmijët janë e ardhmja e armëve në Amerikë dhe Autumn është një modele e vërtetë për të ardhmen”.

(Kosova Sot Online)