ZKM-ja tregon se çfarë ndodhi në takimin e grupeve punuese të Kosovës dhe Serbisë sot në Bruksel

  • A.P /
  • 21 October 2021 - 17:44
ZKM-ja tregon se çfarë ndodhi në takimin e grupeve punuese të Kosovës dhe Serbisë sot në Bruksel

U mbajt në Bruksel takimi i parë i grupit punues për çështjen e targave të automjeteve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë

Grupet punueve nga Kosova dhe Serbia e mbajtën sot takimin e parë në nivel të ekspertëve për çështjen e targave të automjeteve.

Zyra e Kryeministrit ka njoftuar se në takim u bisedua lidhur me planin e takimeve të rregullta që këto grupe punuese do t’i zhvillojnë për 6 muaj, kur pritet të gjendet një zgjidhje e përhershme.

“Në këtë takim u bisedua për planin e takimeve të rregullta ndërmjet gupeve punuese të ekspertëve në muajt e ardhshëm, që kanë për qëllim gjetjen e një zgjidhje përfundimtare dhe të përhershme për këtë çështje, bazuar në dy parime themelore: zgjidhja të bazohet në standardet dhe praktikat aktuale më të mira të Bashkimit Evropian, dhe çfarëdo ndryshimi potencial duhet të vlejë dhe të ndërmerret nga të dy palët”, thuhet në komunikatën e ZKM-së.

Takimi i sotëm u zhvillua në bazë të marrëveshjes së arritur mes Kosovës dhe Serbisë në Bruksel më 30 shtator.

Pika e tretë e marrëveshjes thotë se Grupi Punues në fund do t’i prezantojë formatit të lartë të dialogut të arriturat për ta zgjidhur në mënyrë të përhershme çështjen e targave.

“Një Grup Punues – i përbërë nga përfaqësuesit e BE-së, palët e Prishtinës dhe Beogradit dhe e kryesuar nga BE-së – do të krijohet, për të gjetur një zgjidhje të përhereshme për targat e automjetëve, të bazuar në praktikat dhe standardet e BE-së. Takimi i parë i Grupit Punues do të mbahet më 21 tetor, 2021, në Bruksel. Gjashtë muaj pas mbledhjes së parë, Grupi Punues do t’i prezentojë formatit të lartë i dialogut të arriturat e tij për një zgjidhje të përhershme”, thuhet në marrëveshje.


(Kosova Sot Online)