Rrëfimi rrëqethës i të burgosurit të cilin rojat e burgut i futën shufra në vrimën anale (Kujdes pamje të rënda)

  • G.G /
  • 22 tetor 2021 - 13:03
Rrëfimi rrëqethës i të burgosurit të cilin rojat e burgut i futën shufra në vrimën anale (Kujdes pamje të rënda)

“Pas disa javësh, unë mund të fle pak më mirë”, pohon Sergei Savelyev, një bjellorus 31-vjeçar i cili pranoi se ishte sinjalizuesi që i dorëzoi më shumë se 1.000 video të torturave të tmerrshme në burgjet ruse grupit rus për të drejtat e njeriut “Gulagu.net”. Savelyev kërkoi azil në Francë dhe u largua nga Rusia nga frika për sigurinë e tij, raporton BBC.

Videot me të cilat ai hasi ndërsa punonte në zyrën e burgut gjatë kohës së tij në burg ngjallën zemërim në Rusi në fillim të këtij muaji, kur u bënë të disponueshme për publikun. Autoritetet ruse, ndërkohë, thanë se kishin nisur hetime penale për torturat dhe sulmet e dyshuara seksuale në burgje dhe kishin shkarkuar disa zyrtarë të lartë të burgjeve.

Grupi rus i të drejtave të njeriut Gulagu.net pretendon se videot jo vetëm që dokumentonin rrahjen, përdhunimin dhe poshtërimin e të burgosurve, por gjithashtu vërtetonin natyrën e abuzimit në sistemin e burgjeve.

Savelev filloi të ndajë video me aktivistët e të drejtave të njeriut dhe ka ndarë qindra dosje gjatë disa muajve.

Muajin e kaluar, ai u ndalua në aeroportin e Shën Petersburgut teksa po udhëtonte për në Novosibirsk.

“Më kërcënuan se do të më burgosin 20 vjet për tradhti”, shton Saveljev.

Ai tha se burrat e përmendur e kishin paralajmëruar se ai “do të vdiste shumë shpejt” në burg.

Saveljev pretendon se torturat janë kryer kryesisht nga të burgosur të tjerë “të trajnuar posaçërisht” dhe janë filmuar nga kamerat. Një pjesë e punës së tij ishte fshirja e disa videove, ndërsa disa, pretendon ai, ishin “dërguar diku tjetër, ndoshta në nivele më të larta”.

Ai thotë se nuk e ka parë kurrë këtë lloj abuzimi të dhunshëm, por videot e kanë tronditur thellë.

“Të gjithë e dimë që brenda ka rrahje dhe përdhunime, por këtë nuk mund ta imagjinoni derisa ta shihni me sytë tuaj”,  tha ai.

Në vitin 2013, Saveljev u dënua për një krim të lidhur me drogën dhe u dënua me nëntë vjet burg. Ai i shmang detajet, por thotë se rasti i tij ishte “i trishtuar dhe i zakonshëm”. Ai u dërgua në një burg në qytetin rus të Saratovit, i njohur për akuzat për abuzim me të burgosurit.

(Kosova Sot Online)