U qortua nga babai se u kthye vonë në shtëpi, 19-vjeçari qëllon veten në kokë

  • E.K /
  • 25 October 2021 - 10:57
U qortua nga babai se u kthye vonë në shtëpi, 19-vjeçari qëllon veten në kokë

Një 19-vjeçar San Salvatore, Itali është shtruar në gjendje të rëndë në spitalin San Pio në Benevento.

Dyshohet se 19-vjeçari ka qëlluar veten në kokë pasi u qortua nga babai i tij sepse u kthye vonë në shtëpi.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur mëngjesin e djeshëm, 24 tetor.

I riu u transportua me urgjencë në spital, ndërsa policia po heton ngjarjen.

Arma, të cilën e mbante ligjërisht babai i 19-vjeçarit u sekuestrua, shkruan Ansa.

(Kosova Sot Online)