Qytetarët po abstenojnë nga zgjedhjet, nuk duan të bëhet tregti kriminale nga mafio politika me votën e tyre!

Qytetarët po abstenojnë nga zgjedhjet, nuk duan të bëhet tregti kriminale nga mafio politika me votën e tyre!
Qytetarët po abstenojnë nga zgjedhjet, nuk duan të bëhet tregti kriminale nga mafio politika me votën e tyre!

Nexhat Haziri

  • 25 October 2021 - 07:37

Shkruan: ANALISTI - Nexhat Haziri

Shitblerja e votës është bërë një fenomen masiv që po e dëmton çdo proces zgjedhor në Kosovë, qoftë në nivelin lokal apo atë qendror, ka bërë që po ashtu qytetarët të abstenojnë nga pjesëmarrja në procese zgjedhore, për atë se vullneti i tyre po devijohet nga komisionarët e vendvotimeve, apo edhe e shohin se jam të pafuqishëm për të ndryshuar qeverisjen apo për ti dënuar qeverisjet e këqija, kurë paraja dhe blerja e votës është ajo që vendos gjithçka. Natyrisht se e tëra kjo prodhon qeverisje të korruptuara, jodemokratike dhe stagnon zhvillimin e vendit në të gjitha sferat e tjera

-Dalja më e ulët e shënuar deri më tash në zgjedhjet e Kosovës, më 17 tetor në zgjedhjet lokale për 38 komunat e Kosovës, duhet të përbëj një alarm serioz jo vetëm për partitë politike, por edhe për shoqërinë në përgjithësi. Humbja e besimit të qytetarëve në procese zgjedhore që po manifestohet më pjesëmarrje të ulët të qytetarëve në votime, ka disa faktor siç janë. reformimi, ristrukturimi i këtyre partive politike me kuadro krejtësisht të reja, hapja e tyre pa kushte për njerëz të rijnë të shkolluar dhe të pa korruptuar, të pa sprovuar dhe joshur me pushtet, për që kanë kapacitete dhe vizion për zhvillim dhe nuk do ta zhgënjejnë qytetarin me premtime të kota dhe mashtrime, për përfitime kriminale për interesa personale.

Një nga faktorët determinant që i ka bërë që qytetarët të abstenojnë nga votimi, është edhe manipulimi i vazhdueshëm i votave në fazën e administrimit të tyre nga komisionarët, përkundër disa masave të marra nga institucionet e drejtësisë në bashkëpunim me KQZ-në, por dënimet e lehta që shqiptohet për manipuluesit dhe hajnat e vullnetit të qytetarëve në proceset zgjedhore, me dënime që epen më kusht në kohëzgjatje 6 muaj dhe me tej zgjatje të procesit nëpër gjykata, si duket po dalin të pamjaftueshme për ti ndal keqpërdorimet në zgjedhje, të cilat në masë jo të vogël u manifestuan edhe gjatë votimit me 17 tetor, ku fati i kandidatëve, sidomos atyre për asambletë lokale varej nga komisionarët, të cilët abuzuan me vota gjatë procesit të numërimit.

Shitblerja e votës është bërë një fenomen masiv që po e dëmton çdo proces zgjedhor në Kosovë, qoftë në nivelin lokal apo atë qendror, ka bërë që po ashtu qytetarët të abstenojnë nga pjesëmarrja në procese zgjedhore, për atë se vullneti i tyre po devijohet nga komisionarët e vendvotimeve, apo edhe e shohin se jam të pafuqishëm për të ndryshuar qeverisjen apo për ti dënuar qeverisjet e këqija, kurë paraja dhe blerja e votës është ajo që vendos gjithçka. Natyrisht se e tëra kjo prodhon qeverisje të korruptuara, jodemokratike dhe stagnon zhvillimin e vendit në të gjitha sferat e tjera.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".