“Lëndim i lehtë trupor”, kështu e cilësoi policia rrahjen brutale të gruas në një market në Prishtinë

  • E.K /
  • 26 October 2021 - 09:03
“Lëndim i lehtë trupor”, kështu e cilësoi policia rrahjen brutale të gruas në një market në Prishtinë

Policia e Kosovës në raportin 24 orësh të së hënës, ka njoftuar për një rast të cilësuar si “Lëndim i lehtë trupor”, që ka ndodhur mesditën e së dielës në Prishtinë.

Në raportin e policisë, është bërë e ditur se rasti ka ndodhur të dielën në orën 14:20.  

Sipas këtij raporti, sulmi fizik ka ardhur pas një mosmarrëveshjeje.

Viktima në këtë rast ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar për tretman mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Ndërkaq i dyshuari, me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje.

“LËNDIM I LEHTË TRUPOR-Prishtinë, 24.10.2021 – 14:20. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare. Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar për tretman mjekësor në QKUK, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, ka bërë të ditur policia.

E ky “lëndim i lehtë trupor”, tronditi Kosovën mbrëmjen e së hënës.

Nga Sinjali u publikua video e këtij rasti, ku i dyshuari shihet duke goditur me grushte në fytyrë një grua në një market në Prishtinë.

(Kosova Sot Online)