Lexoni edhe:
Votat me kusht në Prishtinë, kaq vota morën kandidatët
Ka përfunduar edhe numërimi i votave me kusht dhe atyre të personave me nevoja të veçanta për zgjedhjet lokale në Podujevë.
Sipas infografikës së publikuar nga KQZ’ja, kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje, Shpejtim Bulliqi ka marrë më së shumti vota apo 243 vota.
Votat me kusht në Prishtinë, kaq vota morën kandidatëtLexoni edhe:
Pas tij renditet kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Ekrem Hyseni, me 204 vota.
I treti është renditur Besnik Tahiri i AAK-së me 27 vota, pastaj Floretë Zejnullahu me 13 vota, Gazmend Islami OBKD me 8 vota dhe Xhemajl Hasani i Nismës me 4 vota.
Ndryshe, Komuna e Podujevës ka shkuar në balotazh, meqenëse asnjëri prej kandidatëve s’i ka fituar votat e nevojshme për fitore në raundin e parë.
Sipas Ligjit për Zgjedhjet Lokale, raundi i dytë i zgjedhjeve ndërmjet dy kandidatëve, të cilët kanë fituar më së shumti vota të vlefshme, mbahet ditën e diel, katër javë pas raundit të parë. Në këtë rast i bie që do të mbahen më 14 nëntor.
(Kosova Sot Online)