Gjatë javës pritet të dalë autopsia për vdekjen e 23 vjeçares nga Drenasi, familjarët paralajmërojnë protestë

  • E.K /
  • 27 October 2021 - 14:00
Gjatë javës pritet të dalë autopsia për vdekjen e 23 vjeçares nga Drenasi, familjarët paralajmërojnë protestë

Instituti i Mjekësisë Ligjore ende nuk ka dalë me raport të autopsisë lidhur me vdekjen e 23 vjeçares, Zarife Imerit nga Drenasi për të cilën ishin të paqarta rrethanat që çuan deri tek vdekja e saj në QKUK, ditën e 15 nëntorit.

Në një përgjigje për Gazetën Insadjeri, nga Instituti thonë se raporti është në përfundim e sipër dhe do të dërgohet në Prokurori gjatë kësaj jave.

Rreth një muaji më parë, Gazeta Insajderi kishte raportuar se si familjarët e 23 vjeçares kishin reaguar pas vdekjes së saj, me dyshimet se vajza u ka vdekur 48 orë pasi ka marrë dozën e parë të vaksinës anticovid.

Por një dyshim të tillë e kishin hedhur poshtë nga Qendra Emergjente e QKUK-së.

Sapo Ndodhi:

Profil / Jeta dhe veprimtaria e regjisores Burbuqe Berisha

Mjeku kujdestar, Samir Bajqinca, për Insajderin kishte rrëfyer se pacientja ka pasur një gjendje të rëndë të gjakderdhjes kur kishte arritur në Emergjencë.

“E kam trajtuar të ndjerën, por ka përfunduar me vdekje. Për këtë e paralajmërova një familjar që e ka gjendjen shumë të rëndë dhe që duket se është vështirë e mbijetueshme”ishte shprehur mjeku.

Rrethanat ishin të paqarta sepse familjarët fillimisht nuk kishin lejuar të bëhet autopsia e viktimës e më pas kishin kërkuar nga Mjekësia Ligjore që të bëhen ekzaminimi mjekësorë për të zbuluar shkakun e vdekjes së 23 vjeçares.

Por, kanë kaluar një muaj e disa ditë dhe ende nuk ka një përgjigje nga Instituti i Mjekësisë Ligjore. Tëkontaktuar nga Insajderi, ata thanë se raporti i autopsisëështë në përfundim e sipër dhe pritet që të dërgohet në Prokurori gjatë kësaj jave.

“Sipas njoftimit të mjekut përgjegjës të Institutit për Mjekësi Ligjore lidhur me rastin e të ndjerës Zarife Imeri nga Komuna e Drenasit, raporti i autopsisë është në përfundim e sipër dhe gjatë kësaj jave do të dërgohet në Prokurorinë kompetente” thuhet në përgjigjen e Mjekësisë Ligjore për Gazetën.

Familjarët kanë mbetur në prite të njëpërgjigje nga Instituti. Daja i të ndjerës, Haxhi Xhemajli i tha Insajderit se deri me sot nuk na kanë kontaktuar nga Instituti i Mjekësisë Ligjore.

Ai tha se përpos policëve hetues nuk i ka kontaktuar askush tjetër.

“Ne si familjarë nuk na kanë kontaktuar dhe nuk na kanë dhënëasnjë informacion deri ku kanë shkuar procedurat. jemi në pritje të raportit për më shumë se një muaj”.

Daja i saj paralajmëron protesta nëse familjarët nuk do të kenë një përgjigje konkrete për vdekjen e vajzës së tyre.

“Nëse nuk na lajmërojnë kemi menduar qe te dalim dhe të protestojmë për të kërkuar drejtësi lidhur me vdekjen e mbesës sonë” u shpreh ai për Gazetën.

(Kosova Sot Online)