A u dërgua Njësia Speciale te shtëpia e Kurtit!

  • A.P /
  • 27 October 2021 - 22:42
A u dërgua Njësia Speciale te shtëpia e Kurtit!

Kryeministri Albin Kurti thuhet se ka pranuar një kërcënim dhe si masë e kujdesit forca të sigurisë janë shtuar pranë shtëpisë së tij. Nga Zyra e Kryeministrit kanë konfirmuar vetëm se Kurti është kërcënuar duke mos treguar arsyen apo formën se si e ka pranuar kërcënimin. Në media është publikuar një postim kërcënues në grupin “Shes blej gjithçka”, në rrjetin social “Facebook”.

35 mijë euro “ishte në gjendje t’i ofronte” për “kokën” e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.

Kështu një person ka shkruar në grupin “Shes blej gjithçka”, në rrjetin social “Facebook”.

Në atë postim, thuhet se “Kurti duhet të vritet”, ndërsa si arsye përmendet rritja e çmimeve për produktet esenciale.

Një kërcënim të tillë e kanë marrë seriozisht organet e sigurisë.

Shpejtë u pozicionuan afër shtëpisë ku banon kreu i ekzekutivit kosovar, në Prishtinë.

Kosova Sot Online ka publikuar pamje nga vendi i ngjarjes, para shtëpisë së kryeministrit ku shihen forca të shtuara të Policisë.

Ky është kërcënimi i parë ndaj Kurtit i bërë publik që nga marsi kur e mori detyrën në Qeveri.

Por, Kurti më parë ishte kërcënuar edhe si opozitar.

Në dhjetor të vitit 2019 përmes një postimi në Facebook e kishte kërcënuar zyrtari atëhershëm i Nisma Socialdemokrate, Haxhi Hoti.

Për të ka pasur edhe proces gjyqësor.

(Kosova Sot Online)