I ndanin tetë vota nga balotazhi – konfirmohet rezultati final në Fushë Kosovë

  • E.K /
  • 28 October 2021 - 11:37
I ndanin tetë vota nga balotazhi – konfirmohet rezultati final në Fushë Kosovë

Komuna e Fushë Kosovës do të shkojë në balotazh.

Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Burim Berisha, nuk ka arritur të sigurojë fitore në raundin e parë të zgjedhjeve lokale për vetm 0,28 për qind të votave të munguara.

Sipas rezultateve përfundimtare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Berisha ka arritur të sigurojë 49.72 për qind të votave.

Kundërkandidati i tij nga Lëvizja Vetëvendosje, Enver Najçinca ka siguruar 25.58 për qind të votave, tregojnë të dhënat e publikuara sot nga KQZ-ja.

Rrahim Tërnava i PDK-së ka fituar 22.35 për qind të votave.

(Kosova Sot Online)