Vrau një fëmijë 9-vjeçar, fshati del në rrugë për ta linçuar

  • E.K /
  • 29 October 2021 - 12:14
Vrau një fëmijë 9-vjeçar, fshati del në rrugë për ta linçuar

Një burrë është arrestuar në Logrono të Spanjës, si i dyshuari kryesor për vrasjen e një fëmije 9-vjeçar.

Policia, nëpërmjet dëshmive të disa fëmijëve të tjerë, arriti ta gjejë burrin në një garazh të braktisur, së bashku me të miturin, që ishte në gjendje shumë të rëndë dhe pa ndjenja.

Ngjarja ndodhi mbrëmjen e djeshme, në orën 20:25, dhe me të mësuar lajmin, fshati doli në rrugë për të linçuar kriminelin që tronditi komunitetin e vogël.

Kaosi shpërtheu në Logrones kur policia po përgatitej që të shoqëronte në komisariat kriminelin. Rreth 200 persona prisnin jashtë, me synimin për ta linçuar atë, ndërkohë që akuzonin policinë se po e mbronte.

Ata thanë se kishin paralajmëruar që diçka e tillë mund të ndodhte, por policia nuk i kishte marrë kurrë seriozisht banorët e zonës.

“Na quanin të çmendur dhe vinin vetëm dy policë kur i thërrisnim, pasi ka pasur raste të tjera kur ai gënjente fëmijët e vegjël për t’i marrë me vete. Duhej të vdiste një fëmijë që të vinit të gjithë dhe ta mbronit”, tha një banore e zonës.

(Kosova Sot Online)