Vrasje në Mitrovicë

  • S.A /
  • 30 October 2021 - 08:55
Vrasje në Mitrovicë

Një vrasje ka ndodhur pak pas mesnatës në Komunën e Mitrovicës. Një person atje është therrur për vdekje nga dy persona, pas një mosmarrëveshje.

Lajmin e ka bërë të ditur Policia e Kosovës, përmes raportit 24 orësh.

“Rr. Artim Jashari, Mitrovicë 30.10.2021-00:15.  Është raportuar se viktima mashkull  kosovar dyshohet se, pas një zënke- mosmarrëveshje, është  sulmuar fizikisht me një mjet të mprehtë (thikë) nga dy të dyshuar meshkuj  kosovarë të cilët gjenden në arrati.

Viktima pas pranimit të ndihmës së parë në Spitalin Rajonal Mitrovicë është transportuar në QKUK i cili  duke mos u përballuar lëndimeve të marra ka ndërruar jetë, vdekjen e të cilit e ka konfirmuar ekipi mjekësor. Njësit relevante kanë dalë në vendin e ngjarjes ndërsa trupi i pajetë i viktimës me vendim të prokurorit  është dërguar në IML për obduksion. Rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raport.

(Kosova Sot Online )