U paraqit si ‘baroni i drogës’, si i vuri në lojë gazetarët e Daily Mail, 28-vjeçari shqiptar

  • G.G /
  • 30 October 2021 - 11:44
U paraqit si ‘baroni i drogës’, si i vuri në lojë gazetarët e Daily Mail, 28-vjeçari shqiptar

Selamet Mehmetaj, 28-vjeçari nga Tropoja, ka rrëmbyer vëmendjen e mediave botërore gjatë kësaj jave, pas kamerës së fshehtë të publikuar nga e përditshmja Daily Mail.(Lexo këtu të përkthyer në shqip)

Atje ai tregonte me detaje për gazetarin investigativ, pazaret e drogës, si rrëmbeu një person dhe i preu dy gishta, dhe jetën e luksit.

"Fytyra e Djallit Shqiptar", u prononcua për herë të parë në mediat shqiptare dhe zgjodhi moderatoren Ester Bylyku, për të dhënë këtë intervistë  ekskluzive me të vërtetat e tij në  emisionin "Glamour Zone".

Mediat të kanë quajtur "Baroni i Drogës", madje edhe mediat greke kanë shkruar për ty. Si e komenton ti këtë?

Selamet Mehmetaj: Kjo ka dalë nga kamera e fshehtë e "Daily Mail". Por të vërtetën do ta sqaroj tani. Nuk ka të bëjë me "Baron Droge". Ajo ka qenë një kamera e fshehtë, që unë e dija se po më xhironin dhe i dhashë një histori që donte ai.

 Pjesa e kamerës së fshehtë, që bëri shumë bujë, si ndodhi ajo?

Selamet Mehmetaj: Kur u takova me atë personin, ai ishte gazetar, vura re se kishte një triko me pulla , dhe e pashë që kishte kamerën e fshehur, dhe kur u ktheva nga krahu i majtë, pashë dhe një person tjetër që po më filmonte.Unë thjesht nuk ia vura re, i dhashë atë që ai donte të merrte nga unë. I thashë një super shaka të paparë, që asnjë nga ato nuk janë të vërteta.

Në kamerën e fshehtë ke thënë se një personi i ke prerë dy gishta, si është e vërteta?

Selamet Mehmetaj: Unë atë histori e kam thënë për t`i bërë qejfin atij (gazetarit). Ta lija atë të kuptonte që: ok, i nxora një gjë këtij djali, se ai këtë donte, të kapte një shkak dhe ta raportonte te "Daily Mail" për t`ia shkatërruar jetë një personi që nuk ka fare lidhje me drogën, dhe me asgjë. Normal, jam nxituar pak . E pashë që po më filmonte, dhe thashë: Ok, t`ia bëj një histori. U bazova tek seriali i famshëm  horror 'Sharra'.

 Ajo që ka tërhequr vëmendjen, ka qenë makina jote, e cila kushton 50 mijë paundë. Si ke arritur ta blesh këtë makinë?

Elamet Mehmetaj: Është e vërtetë. Kam thënë që e kam, nuk po e mohoj, e kam sepse kam punuar shumë për atë makinë. Nuk është e njëjta vlerë sikur e blen të re, pas disa vitesh i ka rënë vlera. Unë nuk kam mundur ta blej të gjithë makinën direkt, se ku t`i marr 50 mijë paundë se janë shumë. Por si çdo shqiptar normal edhe unë kam marrë kredi ta blej atë makinë. Kam ende 20 mije kredi pa paguar. 

 Ti i ke thënë gjërat sipas versionit tënd, por ajo që ne duam të dimë është: Çfarë pune bën ti në Angli?

Selamet Mehmetaj: Unë jam hidraulik. Kam kompaninë time, ndërtoj shtëpi. Më shumë merrem me hidraulik por ndërtoj dhe shtëpia. I prish, i rregulloj dhe i bëj të reja. Gjithmonë kam dashur të bëhem inxhinier gazi. Kam shumë vite që e bëj këtë punë.

https://www.youtube.com/watch?v=cj-ztY4mx7g&feature=emb_err_woyt

(Kosova Sot Online)