Arrin në 12 numri i viktimave në sulmin me bombë në hyrje të aeroportit

  • A.P /
  • 31 October 2021 - 11:44
Arrin në 12 numri i viktimave në sulmin me bombë në hyrje të aeroportit

Është rritur në 12 numri i personave që kanë humbur jetën në sulmin me bombë në hyrjen e aeroportit në kryeqytetin e përkohshëm të Jemenit, Aden.

Ministri i Informacionit të Jemenit, Moammar al-Eryani në një deklaratë me shkrim dënoi fuqimisht sulmin me një autobombë në hyrje të aeroportit në Aden, shkruan Anadolu.

“Numri i personave që kanë humbur jetën në sulm është rritur në 12”, theksoi Eryani i cili shtoi se sulmi ka për qëllim të dëmtojë përpjekjet e qeverisë së Jemenit për të siguruar stabilitetin dhe sigurinë në vend dhe se kjo i shërben vetëm Huthive.

Komiteti i Sigurisë në Aden njoftoi se trafiku i fluturimeve ndërkombëtare në aeroport vazhdon.

Në sulmin në hyrje të aeroportit në Aden dhjetëra të tjerë janë plagosur.

Përgjegjësinë për sulmin nuk e ka marrë përsipër askush.

(Kosova Sot Online)