Jeremiç edhe Ponosh shpresojnë se Kristofer Hill mund t’i sjell në pushtet, nëse heq me forcë Vuçiqin

  • G.G /
  • 01 November 2021 - 10:52
Jeremiç edhe Ponosh shpresojnë se Kristofer Hill mund t’i sjell në pushtet, nëse heq me forcë Vuçiqin

Ish-kryeshefi i shtabit të përgjithshëm në kohën e regjimit të Partisë Demokratike dhe funksionari i Partisë Popullore të Jeremiçit, Zdravko Ponosh po shpreson se edhe nëse populli nuk i do, do të vijnë në pushtet.

“Ai nuk do të shkojë nga këtu e Vuçiq të mbetet”, shkruan “Objektiv”.

Në të vërtetë, Ponosh si mysafir në televizionin opozitar tha se shpreson se ambasadori i ri amerikan në Serbi, Kristofer Hill do të ketë sukses të rrëzojë Vuçiqin dhe të ju mundësojë partisë të cilës ai i takon fitore në zgjedhje.

“Unë do të jem i gatshëm të them se kur dikush vendos që të nxjerr Kristofer Hillin nga pensioni dhe ta sjell këtu, e di se ka një nivel i mundësisë që ai nuk do të shkojë nga këtu e Vuçiq të mbetet”, tha Ponosh.

Kjo arsyeton politikën e presidentit të partisë të cilës i takon, sepse deri tash në zgjedhje nuk pati sukses të arrijë asgjë shkruan “objektiv”, duke shtuar se për këtë shkak dëshirojnë që në pushtet të arrijnë përmes ambasade të huaj.

Populli bazuar në rezultatet zgjedhore, nuk dëshiron këtë, por kjo nuk i pengon këtë subjekt të japin deklarata të këtilla, duke përfunduar se nuk iu intereson as mendimi i popullit, shkruan gazeta.

Qytetarët duhet të pyesin, si do silleshin ata kur do vinin në pushtet, nëse tash pa as një fije turpi ftojnë perëndimin për rrëzimin e rregullimit kushtetues të Serbisë.

(Kosova Sot Online)