‘Stërvitja më e madhe ushtarake në histori’, Vulin: Serbia do të tregojë se është shtet i madh e i fuqishëm

  • E.K /
  • 01 November 2021 - 10:59
‘Stërvitja më e madhe ushtarake në histori’, Vulin: Serbia do të tregojë se është shtet i madh e i fuqishëm

Ministri i Punëve të Brendshme të Serbisë, Aleksandar Vulin tha sot se të premten me 5 nëntor do të fillojë stërvitja ushtarake “Sistemi 2021”, në 50 lokacione dhe kjo do të tregojë se Serbi është një shtet i madh, i fortë dhe i organizuar që është në gjendje të përballojë probleme në të gjithë territorin e saj.

Ministri Vulin tha në të përditshmen RTS, sot në programin e mëngjesit se kjo do të jetë stërvitja më e madhe e regjistuar ndonjëherë në historinë e Serbisë dhe se ushtrime të tilla ushtarake kaq të mëdha të mbrojtjes civile nuk janë bërë që nga koha e Jugosllavisë.

Sipas tij, stërvitja do të kryhet në të njëjtën kohë në 50 lokacione në 24 qytete dhe 26 bashki dhe do të përfshijë afër 8 mijë persona, pjesëtarë të Sektorit për Situatat Emergjente të Ministrisë së Brendshme, Mbrojtjes Civile, Shërbimit të Shpëtimit Malor, Kryqi i Kuq, Ushtria Serbe, njësitë lokale për qëllime të ndryshme.

‘Kujt ia tregon dhëmbët’, Serbia prodhon armën luftarake me telekomandë
Ai theksoi se ushtrimi do të përmbajë një skenar real, pra çfarë mund të ndodhë me ne, me specifikat e secilit komunitet lokal në të cilin do të mbahen stërvitjet.sh.o.

(Kosova Sot Online)