Lexoni edhe:
'Armë apo telefon' Bekë Berisha tregon çka kishte në xhep
Çaj i Zi, apo Çaji i Rusit, nuk rrjedh nga Rusia. Të gjithë e konsumojnë, por rrallë kush e di se nga rrjedh kjo pije e ngrohtë.
Çaji i tillë prodhohet më së shumti në Indi dhe Shri Lanka, por gjatë luftërave të ndryshme të cilat janë zhvilluar në kohërat e lashta, këtë çaj e përdori ushtria ruse, sepse në atë kohë ushqim kryesor ishte buka, dhe kishte mungesë të pijeve.
'Armë apo telefon' Bekë Berisha tregon çka kishte në xhepLexoni edhe:
Që nga ajo periudhë, kohë pas kohe, ky çaj arriti për t’u shfrytëzuar edhe në ushtrinë osmane, e më pas nga kjo e fundit bëri të depërtojë edhe në Ballkan tek shqiptarët.
Qysh nga atëherë kjo pije ka mbetur e preferuar për familjet shqiptare.
Çaji i zi në ish Jugosllavi, ka ardhë si produkt nga Rusia, dhe për këtë arsye, në atë kohë i janë referuar si çaj i rusit dhe jo si çaj i zi.
Shija e çajit varet nga Kualiteti i çajit, Uji në të cilin zihet, dhe Ena në të cilën përgatitet.
Edhe mënyra se si servohet ky lloj çaji në Kosovë dallon nga vendet e tjera, pasi që në Kosovë edhe më tutje servimi i këtij çaji vazhdon në stilin turk, kurse vendet evropiane e servojnë në mënyrë tjetër. Ndërkohë, Anglia njihet si një ndër vendet që konsumohet më së shumti çaji i zi.
Do të ishte ideale që uji për çaj të jetë pa klor, ena për zierjen e tij nga një material neutral, ndërsa ibriku i çajit nga qelqi ose porcelani.
(Kosova Sot Online)