Ekrem Hyseni për Agim Veliun: Nuk ka bë fushatë për neve, arsyet nuk i di

  • A.P /
  • 01 November 2021 - 18:05
Ekrem Hyseni për Agim Veliun: Nuk ka bë fushatë për neve, arsyet nuk i di

Kandidati për kryetar të Podujevës nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Ekrem Hyseni, ka thënë se rezultati që ka arritur partia e tij në zgjedhjet e 17 tetorit ka qenë inkurajues.

Hyseni tha se kanë punuar mjaftë shumë me elektoratin e tyre.

“Rezultati ka qenë inkurajues. Ne e kemi pas një elekorat që ka qenë dhe është aty”, tha ai.

Hyseni u pyet nëse në fushatë është ndihmuar nga ish-kryetari i Podujevës, Agim Veliu, i cili po ashtu vije nga Lidhja Demokratike e Kosovës.

“Nuk e di nëse ka bë fushatë ose jo, por nëse ka bë fushatë për neve s’ka bë. Ne e kemi pas ekipën tonë, e cila ekip ka punu dhe e shfrytëzoj ta falënderoj, që përveç detyrave që i kanë kry në mënyrë të denjë, e kanë mbajtë nivelin shumë të lartë fushatës. Kanë qenë shpirti i kësaj fushate”, tha Hyseni, transmeton Gazeta Express.

I pyetur se për kë ka bë fushatë Veliu, Hyseni u shpreh: “Atë nuk e di, për neve jo. Ne i kemi arsyet tona pse e kemi bë fushatën tonë, për arsye të tjerëve nuk i di”.

Tutje, ai u pyet nëse është ftuar Veliu për fushatë në Podujevë, ndërsa Hyseni tha se nuk duhet ftuar askush në shtëpinë e tij.

“Nuk besoj që duhet me u ftu askush në shtëpinë e vetë”, tha Hyseni.

“Unë me sa e di, që të gjithë ata që e dojnë fitoren, duhet ta japin kontributin e vetë”, tha ai tutje.

(Kosova Sot Online)