Lladrovci i përgjigjet Ajazajt pasi tha se mund të jetë njëri nga dëshmitarët kundër ish-krerëve të UÇK-së në Hagë

  • A.P /
  • 01 November 2021 - 20:27
Lladrovci i përgjigjet Ajazajt pasi tha se mund të jetë njëri nga dëshmitarët kundër ish-krerëve të UÇK-së në Hagë

Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci i është përgjigjur kundërkandidatit të tij Driton Ajazajt pas një deklarate të tij ku mes tjerash tha se Lladrovci përfolet se mund të jetë dëshmitar kundër ish-krerëve të UÇK-së në Hagë.

Lladrovi tha se ky është një dyshim i ulët dhe shtoi se për këtë shpifje, dikush po përgjigjet para organeve të drejtësisë.

Tutje ai tha se këto lloj shpifjesh ndaj tij dhe shokëve të tij I prodhojnë “ hutat me traditë të ish-regjimit”.

Tutje ai tha se këto lloj shpifjesh ndaj tij dhe shokëve të tij I prodhojnë “ hutat me traditë të ish-regjimit”.

“Përveç se është dyshim i ulët, është edhe i neveritshëm. Për këtë shpifje, dikush tashmë po përgjigjet para organeve përgjegjëse. Këto lloj shpifjesh, kundër meje dhe shokëve të mi, mund të prodhojnë vetëm hutat me traditë të ish regjimit. Jam krenar me të kaluarën, të tashmen dhe të ardhmen në Republikën e Kosovës dhe qenies së kombit tim. Qentë lehin e fitoren tonë s’mund e pengon askush”, ka thënë Lladrovci.

(Kosova Sot Online)