“Ne dimë si të sillemi me shqiptarët, i vramë, i vramë të gjithë”

  • G.G /
  • 02 November 2021 - 10:53
“Ne dimë si të sillemi me shqiptarët, i vramë, i vramë të gjithë”

Gjenerali Wesley Clark një nga emrat më të rëndësishëm në misionin e NATO-s kundër Serbisë në vitin 1999, ka rrëfyer gjatë një interviste në emisionin “Opinion” takimin e tij me Milosheviqi lidhur me çështjen e Kosovës në vjeshtën e vitit 1998.

Ishte vizita e treta që bëra në Beograd, pasi NATO-ja nxori urdhrin e aktivizimit, “Activation Order”, shtator, 1998.

Në vizitën e parë, gjeneral Naumani i kërkoi Milosheviçit të tërhiqte forcat shtesë. Solana i tha po ashtu. Milosheviçi u mundua ta mohonte që ato forca ishin atje. Nuk u tërhoqën.

Në vizitën e dytë, i udhëzuar nga Shtëpia e Bardhë, shkova ta takoja Milosheviçin dhe i thashë se do ta bombardonim, nëse s’i tërhiqte ato forca.

Tha, në rregull, fol me gjeneralët e mi. Kur flisnim me ta, thoshin se ka terrorist këtu, këtu e këtu dhe na tregonin me gisht hartën. U thosha se ishin thjesht njerëz që mundohen të mbrojnë familjet e tyre.

Sa herë të vrisni, do të bëni më tepër armiq. Nuk mund të fitoni me këto taktika. Jo, nuk dëgjonin ata.

Herën e tretë mora gjeneral Naumanin. Debatuam gjithë natën me Milosheviçin. Mëngjesin tjetër të së dielës, më në fund shtypin memorandumin e marrëveshjes. Doja të shkruanin që serbet do të tërhiqeshin dhe do të ndalonin sulmet. E shkruam marrëveshjen dhe pak para se ta firmosnim, u shfaq Milosheviçi. Me gotën në dorë, të dielën në mëngjes, ora 10:00. Po fryhej, gjithë ai. Më tha: Gjeneral Klark, dimë ne si të sillemi me këta shqiptarët, këta vrasësit, përdhunuesit, kriminelë si vetë ata. E kemi bërë edhe më parë.

E keni bërë? i thashë.

-Po, tha, në 1946.

Po si kështu? –I vramë. I vramë të gjithë. Ma tha drejtpërdrejt, në fytyrë.

(Kosova Sot Online)