Fadil Nura jep dorëheqjen nga pozita e deputetit

  • E.K /
  • 02 November 2021 - 11:25
Fadil Nura jep dorëheqjen nga pozita e deputetit

Fadil Nura ka dhënë dorëheqje nga pozita e deputetit të Kosovës.

Dorëheqja nga kjo pozitë erdhi pasi ai fitoi garën për kryetar të Skënderajt.

“Ju njoftoj se kam dhënë dorëheqje nga pozita e deputetit në Parlamentin e Republikës, ku me përgjegjësi jam angazhuar për të mbrojtur përveç tjerash edhe interesat e komunës sonë” shkruan Nura në Facebook.

Postimi i plotë:

Të dashur qytetarë,

Ju njoftoj se kam dhënë dorëheqje nga pozita e deputetit në Parlamentin e Republikës, ku me përgjegjësi jam angazhuar për të mbrojtur përveç tjerash edhe interesat e komunës sonë.

Nderin e njëjtë do ta kem edhe tani t’ju shërbej, vetëm se me pergjegjësinë e kryetarit të Komunës, për çka mëzi pres të nisim angazhimet për punë të mëdha që na presin.

(Kosova Sot Online)