Lexoni edhe:
MSh: Miratohet dhënia e vaksinës Pfizer BioNTech te fëmijët e moshës 12-15 vjeç
Autoritetet irakiane njoftuan të hënën se së fundi ia kanë paguar Kuvajtit 490 milionë dollarë amerikanë si pjesë e dëmshpërblimit për periudhën e luftës.
“Iraku pagoi 490 milionë dollarë kompensim të martën e kaluar nga shuma e përcaktuar nga OKB-ja rreth pushtimit të Kuvajtit nga regjimi i rrëzuar në vitet e nëntëdhjeta”, thuhet në deklaratën e ambasadës së Irakut në Kuvajt.
MSh: Miratohet dhënia e vaksinës Pfizer BioNTech te fëmijët e moshës 12-15 vjeçLexoni edhe:
Mënyrë natyrale për të rritur epshin tuaj në 30 sekonda
“Iraku do të punojë për ta paguar sasinë e mbetur të kompensimit (629 milionë dollarë) në fillimin e vitit 2022”, thuhet më tej në deklaratën e ambasadës irakiane, shkruan Anadolu.
Në vitin 1991, Kombet e Bashkuara e obliguan Irakun që t’ua paguajë shifrën prej 52.4 miliardë dollarësh individëve, kompanive, organizatave qeveritare e të tjerëve që pësuan humbje nga pushtimi irakian i Kuvajtit.
Iraku e kishte ndërprerë pagesën e kompensimit për Kuvajtin në vitin 2014 për shkak të luftës kundër ISIS-it, që e kontrollonte një të tretën e vendit, por i rifilloi pagesat për dëmet nga viti 2018.
Shembuj të tillë ndërkombëtarë janë mësim i mirë për Serbinë, e cila edhe më shumë se dy dekada pas luftës shkatërruese në Kosovë refuzon të paguajë për dëmet e shkaktuara.
(Kosova Sot Online)