Vetëplagoset një 13 vjeçar në Gjakovë, është në gjendje të rëndë

  • A.P /
  • 02 November 2021 - 20:17
Vetëplagoset një 13 vjeçar në Gjakovë, është në gjendje të rëndë

Një 13 vjecar është vetëplagosur në orët e mesditës në qytetin e Gjakovës. I njëjti është në gjendje të rëndë dhe pasi është trajtuar në emergjencën e Spitalit Rajonal në Gjakovë “Isa Grezda”, është transportuar në QKUK.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës, Nysret Gjurkaj.

Sot më datën 02.11.2021 rreth orës 15:33 kemi pranuar një informatë se ne emergjencën  e Spitalit Rajonal ” Isa Grezda”  një person i moshes 13 vjeçare ka kërkuar tretman mjekësor. Patrulla ju ka përgjigjur informatës dhe me te arritur ne spital ka  kuptuar se gjendja shëndetësore e tij  eshte e renduar  dhe i njejti eshte derguar për trajtim te mëtutjeshme ne Prishtine. Sipas informatave fillestare dyshohet se viktima eshte vetë-plagosur me armë zjarri. Të gjitha njësitet relevante policore ju kane përgjigjur rastit”, tha ai.

Gjurkaj ka shtuar se rrethanat e rastit janë nën hetim.

(Kosova Sot Online)