Tragjedi: Një burrë bie nga kati i shtatë mbi turmë, dy të vdekur

  • E.K /
  • 03 November 2021 - 11:04
Tragjedi: Një burrë bie nga kati i shtatë mbi turmë, dy të vdekur

Dy persona kanë vdekur dhe një tjetër është lënduar, pasi një burrë ra nga kati i shtatë i një salle për koncerte.

Tragjedia ndodhi kur mbi 1.000 njerëz arritën në sallën “Konsert & Kongress” në qytetin suedez, Uppsala, rreth orës 7 të mbrëmjes të martën, shkruan Independent.

Në mesin e dy të vdekurve janë personi që ra nga lartësia – një burrë në të tetëdhjetat – dhe një person që ndodhej poshtë – një burrë tjetër në të gjashtëdhjetat.

Personi i tretë pësoi lëndime dhe është dërguar në spital. Raportohet se i lënduari është jashtë rrezikut për jetë.

Magnus Jansson Klarin, zëdhënës i policisë, tha: “Morëm një thirrje se dikush ose ka kërcyer, ose ka rënë nga një lartësi e madhe.” Ai shtoi se policët janë duke punuar për të zbuluar se çfarë ka ndodhur saktësisht, por shtoi se ata tash për tash nuk kanë arsye për të menduar se është kryer krim në lidhje me rënien e burrit.

Salla e koncerteve ku ndodhi tragjedia u mbyll nga policia dhe organizimi është anuluar me qëllim që dëshmitarët në vendin e ngjarjes të mund të merren në pyetje.

(Kosova Sot Online)