Bie zjarr në një banesë, punonjësi i zjarrfikëses: Dikush po bërtiste “fëmija, fëmija”

  • E.K /
  • 03 November 2021 - 15:40
Bie zjarr në një banesë, punonjësi i zjarrfikëses: Dikush po bërtiste “fëmija, fëmija”

Një vatër zjarri është regjistruar sot në katin e 11 të një pallati në Tiranë. Ngjarja ndodhi rreth orës 12:25, në rrugën “Petro Nini Luarasi”.

Dyshohet se ngjarja ka ndodhur aksidentalisht, gruaja 60 vjec e cila ishte dado e fëmijës së mitur, dhe fëmija i mitur janë mirë nga ana shëndetësore.

Gjendja u stabilizua falë ndërhyrjes së forcave zjarrfikëse në kohë.

“Kishte shumë tym, dikush po bërtiste fëmija fëmija dhe ai ishte diku 2 vjec dhe e nxorra jashtë, më pas shkova mora edhe dadon. Fatmirësisht vetëm dëme material sepse arritëm në kohë”-tha një punonjës i zjarrfikëses.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

(Kosova Sot Online)