Theri 62 herë më thikë rumunin, dënohet shqiptari në Angli

  • E.K /
  • 05 November 2021 - 09:29
Theri 62 herë më thikë rumunin, dënohet shqiptari në Angli

Një shqiptar që sulmoi me thikë një 43-vjeçar rumun duke e lënë të vdekur gjatë një feste në një apartament në Birmingham është dënuar për vrasje.

Erlin Hasa, pa adresë fikse, goditi me thikë Marian Savu gjithsej 62 herë gjatë sulmit të dhunshëm në një apartament në katin e parë në Perry Villa Drive, Perry Barr, më 2 mars 2021.

35-vjeçari e mohoi akuzën, por u shpall fajtor nga një juri në Gjykatën e Kurorës së Birminghamit sot (4 nëntor).

Mes tyre nuk pati asnjë debat më herët dhe sipas trupit gjykues, Hasa u ngrit krejt papritur dhe qëlloi me thikë rumunin teksa ky i fundit ishte pa mendje dhe ishte ulur në sallonin e banesës duke lexuar mesazhet që kishin mbërritur në celular nga gruaja e tij.

Ajo tha se burrat e tjerë në festë u larguan të tmerruar dhe se megjithëse viktima arriti të ikte nga banesa në Perry Villa Drive, ai u ndoq nga i pandehuri.

“Bërtitjet e tij tërhoqën vëmendjen e fqinjëve të cilët dolën në dritaret e tyre dhe panë sesi i pandehuri sulmoi Savu dhe vazhdoi ta godasë atë me thikë.”

Ai e goditi edhe kur rumuni ishte rrëzuar në tokë dhe kishte dhënë frymën e fundit.

(Kosova Sot Online)