Vala e Covid-19 rikthehet frikshëm në rajon, çfarë presin ekspertët sot

  • 05 November 2021 - 20:46
Vala e Covid-19 rikthehet frikshëm në rajon, çfarë presin ekspertët sot

Greqia ndodhet aktualisht në shifra rekord të infektuarish nga koronavirusi, pavarësisht ecurisë së mirë me vaksinimet si edhe masat anti-Covid të ndërmarra nga qeveria.

Institucionet greke raportuan dje 6 800 raste të reja në shkallë vendi, ndërsa ekspertët presin sot që shifra të kalojë mbi 7 000, ç’ka do të shënonte një tjetër rekord që prej fillimit të pandemisë.

Lajm i keq është gjithashtu se shifrat e larta të infektimeve po shoqërohen edhe me një numër të madh të vdekurish, ndryshe na trendi i muajve të fundit ku fatalitetet kanë qenë shumë më të ulta krahasura me valët e para të pandemi.

(Kosova Sot Online)