Rama i LDK-s nuk i ndalon akuzat: Arben Vitia ka kopjuar planprogramin tim

  • S.A /
  • 06 November 2021 - 09:06
Rama i LDK-s nuk i ndalon akuzat: Arben Vitia ka kopjuar planprogramin tim

Kandidati i LDK-së për kryetar të Prishtinës, Përparim Rama ka thënë ai pret përkrahje nga të gjithë jo vetëm nga partitë politike por edhe nga kandidatët e pavarur, pasi ka një plan që ka vizion të qartë sa i përket të ardhmes të kryeqytetit.

“Presim përkrahje nga të gjithë jo vetëm nga partitë politike por edhe nga kandidatët e pavarur pasi që ne kemi një planë dhe më të vërtetë e meritojmë që të fitojmë, kemi vizion të qartë sa i përket të ardhmes të kryeqytetit.” “I ftojë të gjithë jo vetëm kandidatin e PDK-së apo VV-së por që të gjithë që të na mbështesin në këtë plan, jam i bindur se të gjitha këto thirrje ndaj qytetarëve do të ndihmojnë në kombinacionin e fitores tonë sepse e kam përmendur disa herë që jam për të gjithë qytetarët, fokusi im është 100% me qytetarin e Prishtinës sepse nuk kam ndërmend të behëm as kryeministër as president, dhe premtojë se do të ketë transferim rrënjësor të kryeqytetit.”, tha Rama në Prime Time.

Tutje, Rama tha se planin e tij e kanë kopjuar edhe kandidatët tjerë, madje në formë të drejtpërdrejt kundër kandidati Vitia.

“Kam planin më të mirin dhe disa herë edhe kandidatët e mi kanë tentuar të kopjojnë planin tim, rastin kemi për qendrën e parkingjeve dhe ridefinimin e qendrës të kryeqytetit, por edhe gjuha e përdorur si un e kam thënë ‘Platformat Urbane’ janë disa fjalë të miat që janë përdorur drejtpërdrejtë në planë programin e ministrit Vitia.”, deklaroi Rama në Kanal10.

(Kosova Sot Online )