I hedhur në një humnerë, gjendet trupi i pajetë i biznesmenit shqiptar që ishte zhdukur prej 13 ditësh

  • E.K /
  • 06 November 2021 - 12:39
I hedhur në një humnerë, gjendet trupi i pajetë i biznesmenit shqiptar që ishte zhdukur prej 13 ditësh

Pas 13 ditësh që rezultonte i zhdukur , policia ka gjetur trupin e pajetë të Ruzhdi Hoxhës në një humnerë në zonën e Dajtit.

Viktima, mëson Top Channel, është qëlluar edhe me armë zjarri para se të hidhej nga shkëmbi në humnerë.

Gjetja e trupit erdhi pasi policia si fillim gjeti xhupin e tij , i cili kishte njolla gjaku.

Hoxha ishte shpallur në kërkim prej 13 ditësh nga policia.

(Kosova Sot Online)